Si të flini ngrohtë gjatë dimrit pa ndezur kondicionerin

schedule22:13 - 6 Janar, 2023

schedule 22:13 - 6 Janar, 2023

Ne e dimë që të ndezësh kondicionerin dhe ta vendosësh në temperaturën e duhur është e barabartë me gjumin më të rehatshëm në botë, ama në fund të muajit, kuleta jote do të vuajë paksa nga fatura, ndaj besojmë se të duhen këto këshilla për të bërë të njëjtin gjumë të rehatshëm, pa harxhuar para:

Bëj një dush të nxehtë para gjumi

Një dush i ngrohtë para gjumit të ndihmon në rritjen e temperaturës së trupit dhe derisa të shkosh në shtrat, do të jesh tërësisht i/e ngrohur.

Sa më shumë të zgjasë dushi, aq më shumë do të ngrohet trupi dhe kjo temperaturë do të zgjasë derisa të flesh dhe të bësh gjumin e dëshiruar. Kur temperatura të bjerë, ti do jesh duke parë ëndrrat më të bukura

Mos harro të shtrosh batanije dhe të veshësh pizhame të ngrohta

Union Contact

Ndoshta ti je nga ata njerëzit që fle me sa më pak rroba, ama në dimër pizhamet e buta dhe batanijet të bëjnë pa fund nder. Sa më të ngrohta të jenë ato, aq më larg kondicionerit dhe shpenzimeve do të qëndrosh ti.

Aktivitet para gjumit

Aktiviteti fizik apo palestra para gjumit mund të jetë paksa një mision i vështirë, por ia vlen për gjumin që do të bësh. Ashtu si metodat e mësipërme, edhe aktiviteti fizik rrit temperaturën e trupit, madje edhe të ndihmon të bësh gjumë më të mirë, prej lodhjes dhe çlirimit të energjisë.

Izolo dhomën

Mbaji të mbyllura dyert dhe dritaret e dhomës dhe sigurohu që të mos ketë rryma të ajrit të ftohtë që fryn jashtë.

Dy trupa më mirë se një

Nëse në verë është bezdi, në dimër është domosdoshmëri. Merr partnerin/en dhe përqafohuni. Të sigurojmë që temperatura do të rritet ndjeshëm. ?

Konsumo pije dhe ushqime të ngrohta

Një supë e ngrohtë, një çaj kamomili dhe ja, je rehat dhe i/e ngopur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!