Si të digjni kaloritë edhe në relaksim të plotë

schedule16:45 - 6 Janar, 2021

schedule 16:45 - 6 Janar, 2021

Ajo që dimë në përgjithësi është se për të djegur kalori duhet të ushtrohemi me forcë dhe për një kohë të gjatë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se ne mund të djegim kalori edhe në qetësi absolute. Për shembull, ne mund të djegim kalori ndërsa shijojmë një dush të nxehtë relaksues.

Sipas ekspertëve, uji i nxehtë ka një efekt të dobishëm në trup, duke siguruar përfitime të ngjashme me ato të stërvitjes dhe ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Procesi me të cilin dushi na përfiton quhet “ngrohje pasive” në krahasim me “ngrohjen aktive” që ndodh kur nxehemi dhe djersitemi nga vrapimi, çiklizmi dhe forma të tjera të stërvitjes.

Në eksperimentet përkatëse, shkencëtarët studiuan efektin e një banjë të nxehtë në nivelet e sheqerit dhe shkallën e djegies së kalorive. Katërmbëdhjetë burra morën pjesë në provë, gjysma e të cilëve bëri një dush të nxehtë për një orë (në 40 ° C) dhe gjysma tjetër bën çiklizëm për një orë. Të dy aktivitetet synuan të rrisin temperaturën mesatare të trupit me 1 ° C gjatë një ore. Studiuesit kanë matur sa kalori kanë djegur burrat, si dhe nivelet e sheqerit në gjak për 24 orë pas seancës.

Natyrisht, djegiet ishin më të mëdha falë biçikletës, por djegiet nga banja e nxehtë nuk ishin aspak të papërfillshme, ato arritën rreth 140, një numër që korrespondon me një orë e gjysmë ecje. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!