Si të dallosh manipulimet e inteligjencës artificiale?

schedule11:10 - 9 Prill, 2023

schedule 11:10 - 9 Prill, 2023

Midjourney, DALL-E, DeepAI – janë programe, të cilat krijojnë foto mjaft realiste me ndihmën e inteligjencës artificiale. Pamje që kanë vërshuar në mediat sociale. Si mund të dallohen pamjet e vërteta nga mashtrimet?

Asnjëherë nuk ka qenë kaq e thjeshtë të krijosh pamje gati, gati realiste. Një lidhje interneti mjafton dhe një program që punon me inteligjencën artificiale, e brenda sekondash krijohen pamje aq realiste, sa shumë prej nesh mund të gënjeheshin. Foto të tilla po përhapen shpejt në mediat sociale dhe shpesh përdoren me qëllim për disinformim. Disa pamje të fundit virale: Putini që gjoja po e arrestojnë. Donald Trump që po ashtu sikur është në arrestim e sipër. Elon Musk duke mbajtur duart me Mary Baran, CEO të General Motors. Pamje tregojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë.

Tërmete që nuk kanë ndodhur

Nëse gjoja ndjekja spektakolare apo arrestimi i Putinit e Trumpit mund të verifikohen shpejt, duke parë edhe mediat serioze, ka pamje të tjera problematike, ku njerëzit nuk janë persona të njohur, thotë eksperti i inteligjencës artificiale, Henry Ajder për DW. “Dhe jo vetëm fotot e krijuara me pamje njerëzisht mund të shpërndajnë keqinformimin.” Kemi parë trillime ngjarjesh që nuk kanë ndodhur kurrë, si për shembull tërmete”, thotë Ajder, “si p.sh. rasti i një tërmeti të rëndë që paska tronditur Paqësorin në vitin 2022. Por ky tërmet nuk ka ndodhur kurrë, pamjet për këtë janë krijuar artificialisht dhe janë shpërndarë në Reddit.”

Para këtyre fotove është shumë e vështirë të dallosh të vërtetën nga pamja e trilluar. Por ashtu si gabimi është njerëzor edhe inteligjenca artificiale gabon. Ende. Sepse programet e inteligjencës artificiale po zhvillohen me shpejtësi. Deri në prill 2023 programe si Midjourney, Dall-E und DeepAI kanë kryesisht pamje me njerëz, që kanë problemet e tyre në paraqitjen e IA. Ja disa mënyra si të dallosh manipulimet./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!