Si të dalloni nëse telefoni juaj është hakuar?

schedule19:42 - 24 Prill, 2023

schedule 19:42 - 24 Prill, 2023

A keni menduar ndonjëherë se si mund të dalloni nëse telefoni juaj është hakuar?

Funksionimi i ngadaltë i pajisjes është zakonisht treguesi i parë që dikush ka hyrë në të pa u vënë re. Shenja të tjera janë nëse bateria po zbrazet shumë shpejt dhe aplikacionet nuk funksionojnë siç duhet, ose nëse vëreni një aplikacion që jeni të sigurt që nuk e keni instaluar vetë.

Këto janë simptomat më të zakonshme që tregojnë se telefoni mund të jetë hakuar dhe sulmet zakonisht kryhen përmes instalimit të fshehur të malware.

Një softuer i tillë arrin në smartphone nëpërmjet internetit ose nëpërmjet një lidhjeje kabllore me një kompjuter tjetër. Për shembull, kjo mund të ndodhë kur e çoni telefonin në një qendër shërbimi të paregjistruar për riparim.

Hakerët përpiqen të depërtojnë në celular me ndihmën e programeve që nuk kërkojnë funksionimin e pajisjes dhe karikimin e baterisë.

Në fillim, telefoni mund të mos tregojë shenja hakerimi dhe i vetmi tregues do të jenë njoftimet në aplikacione dhe rrjete sociale.

Por më vonë vetë telefoni do të fillojë të japë sinjale se është hakuar. Herët a vonë, do të fillojnë ndërprerjet në punën e tij dhe diçka do të shkojë keq.

Për të mbrojtur veten, prodhuesit rekomandojnë që të instaloni aplikacione të shkarkuara vetëm nga burime të sigurta dhe të shmangni lidhjen me kompjuterë të panjohur.

Nëse dyshoni se smartphone juaj tashmë është hakuar, ekspertët këshillojnë të kontaktoni shërbimin e klientit të prodhuesit ose shitësit të pajisjes. Ata do t’ju shpjegojnë se ku mund të diagnostikoni telefonin tuaj dhe të shpëtoni nga dyshimi se jeni hakuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!