Muajt e fundit mund ta kalojmë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura dhe të mos grimojmë aq shpesh sa në sezonin para karantinës, por kujdesi dhe pastrimi sistematik i lëkurës është i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar.
Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për t’u kujdesur për lëkurën dhe për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë e tjera është të bëni ‘scrub-e’ të bëra vetë me përbërës të thjeshtë që tashmë i kemi në shtëpi.
Sot ju sugjerojmë një ‘scrub’ të bërë vetë me limon dhe kripë. Limoni ka veti antibakteriale dhe mund të kurojë aknet. Është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurën më të yndyrshme dhe i jep lëkurës një shkëlqim natyral.
Kripa, respektivisht, do të largojë qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura, dhe në të njëjtën kohë do të parandalojë formimin e baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë puçrrat.
Për pastrimin e fytyrës me limon dhe kripë do t’ju duhet:
- 2 lugë gjelle kripë
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- nëse dëshironi, mund të shtoni disa pika vaj esencial
Përziejini përbërësit e mësipërm derisa masa të jetë homogjene. Më pas merrni një sasi të vogël dhe masazhojeni me shumë butësi në të gjithë fytyrën për tre deri në pesë minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një peshqir të pastër./abcnews.al