Nëse bukën që blini të freskët në furrë nuk e konsumoni dot të gjithën, ndodh që ditën tjetër të mos e hani dot më pasi është bërë e thatë ose është prishur. Që kjo të mos ju ndodhë herë të tjera, abcneës.al ju ka sjellë më poshtë disa këshilla si ta ruani bukën e freskët për një kohë të gjatë.
Pasi të jetë ftohur plotësisht, mbështilleni me një peshqir pambuku dhe futeni në një qese. Qesen mbylleni mirë në mënyrë që të mos thahet.
Futeni atë në frigorifer nëse do e konsumoni ditën tjetër, ose në ngrirje nëse e doni për më gjatë. Nëse qëndron në ngrirje mund të konsumohet 2-3 javë, informon abcnews.al.
Vetëm buka e pata-fermentuar mund të përballojë 5-7 ditë jashtë frigoriferit dhe 1 muaj në frigorifer
Për ta shkrirë bukën, lëreni 5-6 orë në temperaturë ambienti. Ajo do ta rimarrë formën e saj fillestare gradualisht dhe do të duket sikur ta keni blerë në atë moment. Por edhe mund të ngrohni, pasi ndihmon në nxjerrjen e aromave të saj./abcnews.al