Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokut

schedule09:33 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:33 - 12 Nëntor, 2020

Patatja është një nga perimet më popullore të nëntokës. Përveç përdorimit të larmishëm në kuzhinë, patatja përdoret edhe për lëkurën dhe flokët.

Lëngu i patates në veçanti është i mrekullueshëm për rritjen e flokut, por si ta përdorni.

Sipas agroweb.org, lajeni një patate dhe qërojani lëkurën. Prijeni në copa të vogla dhe futeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë dhe e qullët.

Nëse pureja është shumë e trashë mund të shtoni pak ujë. Hiqeni purenë e patates së freskët nga mikseri dhe hidheni në një napë të pastër.

Shtrydheni dhe lëngun hidheni në një gotë qelqi. Lëngun aplikojeni në pjesën e rrënjëve dhe masazhojeni kokën për 5-10 minuta.

Më pas lyeni të gjithë flokun deri në maja. Lëngun mbajeni në flokë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Më pas flokët mund t’i lani me shampo si zakonisht. Kjo kurë duhet përdorur një herë në javë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!