Si ta menaxhoni stresin, kur filloni diçka të re!

schedule23:35 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 23:35 - 8 Dhjetor, 2020

Fillimi i diçkaje të re është gjithmonë stresues. Humori ynë shpesh varet nga nivelet e stresit që ndikon, si në marrëdhëniet tona ashtu edhe në rezultatet tona. Kur jemi në një gjendje të qetë ose të gëzueshme, idetë e mira vijnë më natyrshëm dhe bisedat rrjedhin më lehtë. Kur jemi në gjendje të tensionuar, në depresion ose në ankth, bisedat mund të bëhen të komplikuara dhe idetë e mira zor se vijnë në mendje. Gjëja më e mirë që mund të bësh është të lejosh veten të ndjejë çfarëdolloj ndjenje dhe të vëresh se çfarë ndryshimesh mund të bësh, që stresi të ulet dhe qëllimet të arrihen. Më poshtë ne do ju tregojmë 3 mënyra praktike:

1. Kushtojini vëmendje humorit tuaj

Si është humori përgjatë ditës?  A ka tendencë që ndjenjat tuaja të ndjekin një model specifik? Për shembull, a jeni zakonisht optimist në fillim të ditës, dhe të lodhur në fund? Apo ditët tuaja priren të fillojnë me një gjendje të qetë shpirtërore, të trullosin me energji pozitive rreth orës së drekës dhe pastaj të zhyten në një pikë të ulët pasdite vonë? Mbani disa shënime të thjeshta, për një javë resht, për gjendjen tuaj shpirtërore përgjatë gjithë ditës. Ndërsa bëheni më të vetëdijshëm për qëndrimet tuaja, ju mund të zgjidhni ato që ju ndihmojnë të përmbushni objektivat e dëshiruara.

2. Vini vetes një qëllim dhe krijoni një plan ditor

Për shembull, nëse qëllimi juaj është të rrisni marrëdhëniet pozitive me kolegët, për një bashkëpunim më të mirë, ky plan mund të funksionojë. Kjo mund të realizohet duke i thënë vetes: Sapo të shkoj në zyrë, nuk duhet të ndez direkt kompjuterin, port ë përshëndes kolegët.  Një nga mënyrat më të lehta për të zbatuar një zakon të ri është të shkruani një plan të thjeshtë.  Provojeni për një javë dhe mund të zbuloni nëse sjellja do të bëhet automatike sepse e dëshironi, apo jo.

Eksperimentoni me idenë që ju mund të zgjidhni gjendjet tuaja shpirtërore çdo ditë

Pyete veten në fillim të çdo dite, Çfarë emocionesh do të doja të kisha sot? Pastaj merrni parasysh se çfarë veprimesh mund të bëni për të gjeneruar ato. Sfidoni veten për të ndërmarrë veprime që do t’ju ndihmojnë të keni humorin që dëshironi./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!