Doktoresha endrikonologe në Spitalin Hygeia, Blertina Dyrmishi ka folur sot për diabetin te fëmijët.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo është shprehur se diabeti klasifikohet në dy lloj, ai i Tipit 1 dhe ai i Tipit 2.
Dyrmishi ka treguar se edhe shenjat që duhet të shohim tek fëmijët që të kuptojmë nëse ata janë me diabet.
“Tipi 1 trajtohet vetëm me insulinë, ndërsa ai i Tipit 2 me dietë, tableta dhe insulinë. Është çik e vështirë të kesh Tip 1 pa shenja se ulja e normave shkon shumë. Ulja e funksionit ndodh shumë shpejt. Këta fëmijë fillojnë të kenë tharje të gojës, humbasin peshë, kanë urinim të shpeshtë, është i lodhur. Nëse tek këta fëmijët shfaqen këto shenja, atëherë ata duhet të bëjnë kujdes.
Tipi 1 nuk varet shumë nga ushqyerja, por tipi 2 është më shumë i lidhur me të. Ndonjëherë edhe faktorët ambiental janë ata që ata akuzohen si të thuash është organizmi që shkakton këto antikorpe”.
Më tej doktoresha ka treguar se si duhet të sillet prindi kur fëmija vuan nga diabeti.
“Mjafton një matje glukoze për të ndarë nëse ky fëmijë ka apo s’ka diabet. Më pas fillojnë trajtimet, ai do të vazhdojë të sillet normalisht si të tjerët, vetëm se do të ketë të nevojshëm të marrë insulinën.
Prindërit do duhet të mësojë që fëmija duhet të këtë disa kufizime të vogla në ushqime, por me insulinë ai do të jetë në rregull. Pasi edhe injeksionet e insulinës janë bërë edhe më të thjeshta me kalimin e viteve”./abcnews.al