Si ta aplikoni lëngun e limonit për një lëkurë të butë

schedule19:00 - 25 Janar, 2021

schedule 19:00 - 25 Janar, 2021

Limoni është i pasur me vitaminë C që mban larg rrudhat dhe hidraton lëkurën.

Vitaminat dhe mineralet janë pasuria më e madhe që na ofrojnë limonët duke u transformuar në një prej frutave më të shëndetshme.

Sipas agroweb.org, lëngu i limonit është një zbardhues natyral prandaj aplikimi i rregullt mbi zonën ku ndodhen njollat do të ndihmojë në zhdukjen e tyre.

Shtrydhni gjysmën e një limoni dhe lëngun aplikojeni direkt në zonat ku ndodhen njollat kafe.

Masazhojeni lëkurën me gishta, me pas lëreni limonin të veprojë në fytyrën tuaj për rreth 30 minuta.

Sigurohuni të shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë metode dy herë në ditë për një periudhë dy mujore dhe njollat do të zbardhen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!