Tre muaj më parë, moderatorja Jonida Vokshi dhe regjisori Besnik Krapi u bën prindër për herë të parë.
Jonida solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Emi.
Sot, në tremujorin e lindjes, Jonida nuk ngurroi të ndajë në Instagram një foto të ëmbël të Emit, të cilës ende nuk ia ka zbuluar portretin.
Krahas saj, bukuroshja i shkruan të bijës fjalët më të ëmbla të dashurisë.
“3-mujori na gjeti duke bërë abdominale. Si sot 3 muaj më parë, jeta ime mori tjetër kuptim falë teje Emi ime, drita e syve të mi që vdes fare mama për ty!”, shkruan Jonida.
Në këtë mënyrë fansat janë bërë edhe më kuriozë se kujt i ngjan Emi e vogël, por gjithçka mbetet për t’u parë.l.k/abcnews.al