Sassuolo mund të kishte fituar me Juventusin një ditë më pare dhe u mundua shumë ta bënte diccka të tillë. Pas katër fitoreve radhazi, ata e panë veten në disavantazhin e dy golave dhe përmbysja e rezultatit as që mendohej.
Gjithsesi ndodhi, pasi Sassuolo ia doli të shënonte tre herë në portën e Juventusit. Po të mos kishte qenë për Ëojciech Szczesny, më i miri në fushë për bardhezinjtë, fitorja do të kishte shkuar për skuadrën vendase.
Juventusi barazoi dhe me rezultatin 3-3 skuadrat morën nga një pikë. Daniele Adani, ish-lojtar i Lazio dhe Inter, ka publikuar një video ku shfaqet Sassuolo duke ndërtuar një aksion sulmues dhe bardhezinjtë as nuk e prekin topin për një minutë.
Calcio con la F. #Futbol #skytech pic.twitter.com/2C58KEJOSD
— Daniele Adani (@leleadani) July 16, 2020
Vetë Sarri, pas ndeshjes u ankua për diçka të tillë. Ai u shpreh se lojtarët e tij në momente të caktuara “fiken” dhe kundërshtari i afrohet portës së tyre pa u munduar aspak. Ky problem duhet rregulluar, pasi në Champions League rivalët nuk të falin kështu. /abcnews.al