Grekët janë impresionuar nga avionët francezë “Rafale” që fluturuan mbi Egje gjatë stërvitjes ushtarake “Skyros 2021”. Mediat greke kanë publikuar pamjet nga stërvitja ushtarake duke i cilësuar mbresëlënëse.
Sinjali është i qartë për Turqinë, armikun e vjetër, që në fund të vitit të kaluar ishin në prag të luftës. Stërvitja u zhvillua në prani të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare greke Nikos Panayotopulos dhe Ambasadorit të Republikës franceze Patrick Mezonev.
Greqia bleu 18 avionët luftarakë “Rafale” për të dominuar Egjeun./ db/Abcnews.al