Si rrufe, momenti kur heroi futet fluturimthi në makinë duke bllokuar të çmendurin në Tiranë

schedule13:15 - 25 Prill, 2021

schedule 13:15 - 25 Prill, 2021

ABC ka siguruar pamje të tjera të momentit kur një 32-vjeçar, që dyshohet përdorues dhe nën efektin e lëndëve narkotike u fut me makinë brenda sheshit “Skënderbej” në Tiranë duke rrezikuar jetën e fëmijëve që ishin duke luajtur, qytetarëve të tjerë, por edhe stafeve të vaksinimit.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi terror ditën e sotme në Tiranë është Arben Mema, 32 vjeç nga Memaliaj, banues në Kombinat. ABC e transmetoi LIVE momentin e rëndë, ndërsa një i ri, heroi i ditës së sotme u fut fluturimthi në makinën e Memës duke e bllokuar.

LEXO EDHE: Terrorizoi qytetarët në sheshin “Skëndërbej”, i riu dyshohet se ishte i droguar, iu gjetën doza kanabis

I riu që u fut me shpejtësi fluturimthi në makinën e agresorit është Klodian Elqeni, i cili pak sekonda pas ngjarjes rrëfeu për ABC se në momentin e parë mendoi se ishte akt terrorist.

Ndodhi. E ndalova makinën, vuri në rrezik jetën e qytetarëve dhe mu duk e tepërt, e neutralizova.

Lexo edhe: “Mbani mend çfarë do ju bëj”, neutralizoi agresorin në shesh, roja i Teatrit: Thamë se kishte bombë

Nuk e njihja personin, isha rastësisht, pashë që ishte një akt terrorist dhe u mundova. Ndërhyrja për të shpëtuar njerëzit” tha Klodiani, që e nxori nga makina duke e neutralizuar.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raportoi se drejtuesi i mjetit dyshohet se ishte në gjendje të droguar pasi me vete i janë gjetur doza kanabis dhe ka përplasur edhe disa makina rrugës përpara se të zbarkonte në shesh.

/ db/ Abcnews.al