Si rrallëherë, Xhemi Shehu publikon foton pranë bashkëshortit

schedule15:21 - 17 Janar, 2021

schedule 15:21 - 17 Janar, 2021

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private. Ajo e ka mbajtur bashkëshortin, Ervisin, larg syrit të publikut, duke mos postuar foto pranë tij në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi, moderatorja i ka surprizuar të gjithë me një postim në InstaStory. Xhemi ka ndarë një foto romantike pranë të shoqit, ku shihen duke bërë një selfie.

Çifti janë fotografuar me kurriz, ndërkohë që Ervisi e ka përqafuar.

Kujtojmë që bashkeshorti i Xhemit është administrator i një shtypshkronje në Tiranë dhe së bashku kanë dy djem, Martinin dhe Gabrielin.l.k/abcnews.al