Si ccdo vit, edhe këtë herë Instituti i Ngjyrave Pantone ka marrë detyrën vjetore të parashikimit të ngjyrës që do të pasqyrojë më së miri vitin e ardhshëm.
Sipas CNN, autoriteti i ngjyrave ka arritur në një vendim, duke zbuluar një, por dy nuanca për “Ngjyrën e saj të Vitit”: gri neutrale dhe e verdhë e gjallë.
“Është një kombinim që flet për qëndrueshmërinë, optimizmin, shpresën dhe pozitivitetin që na duhet, ndërsa rivendosim, rinovojmë, rimagjinojmë dhe rikrijojmë”, tha Laurie Pressman, nënkryetare e Institutit të Ngjyrave Pantone.
Është hera e parë që zgjidhet një hije akromatike, gri dhe hera e dytë që për një vit të ri zgjidhen dy ngjyra.
Ndërkaq këtë vit që po lëmë pas ishte zgjedhur bluja klasike si ngjyra vitit. Kjo ngjyrë sjellë një ndjenjë paqeje dhe qetësie në shpirtin njerëzor, duke ofruar strehim. l.k/abcnews.al