Si rrallëherë, Soni Malaj poston foton krah partnerit

schedule14:22 - 29 Gusht, 2020

schedule 14:22 - 29 Gusht, 2020

Soni Malaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse është shumë aktive në rrjete sociale, këngëtarja është treguar shumë e rezervuar për të ndarë momente nga jeta private e saj. Prej vitesh, Soni po shijon një lidhje dashurie të cilën është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

Por së fundmi duket se këngëtarja ka thyer “rregullin” dhe ka ndarë një foto me partnerin në Instagram. Ajo shfaqet e lumtur në krahët e partnerit, Klevit, me të cilin ndodhet prej disa ditësh me pushime.

Kujtojmë që Soni ka edhe një vajzë me ish bashkëshortin e saj, balerinin Mirko Luccareli me të cilin u njohën në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. Dy vite pas celebrimit, Mirko dhe Soni vendosën t’i japin fund martesës së tyre në vitin 2015. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!