Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha ka folur për suksesin e madh që po korrin shfaqet e dhëna së fundmi, si “Çifti” apo “La baby-sitter”.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar që interesi i publikut është shtuar shumë kohët e fudnit dhe kryesisht janë mosha të reja.
Sipas Bashës, kjo ka bërë që të vlerësohet më shumë produkti teatror që publiku do të shohi në skenë, pasi jo gjithmonë komedia psh. persupozon cilësi të lartë.
“Është interesante të thuash që publiku jo vetëm që vjen në teatër, por është edhe publik i ri. Kjo do të thotë që e gjithë influenca e mediave sociale, televizionit, e të gjitha këtyre fenomeneve të reja të komunikimit nuk e ulin interesin për teatrin. Është për t’u kënaqur, kjo gjë. Nga ana tjetër krijon një dilemë përsa i përket teatrit. Çfarë produkti do duhet t’i ofrojmë publikut për tregun teatror, por në një kuptim ne po tregohet trendi që ne publiku pëlqen. Ne duhet ta adresojmë këtë gjë, duke afruar cilësi të lartë dhe mundësi për ta kultivuar këtë shije. Por nga ana tjetër këtë dëshirë dhe entuziasëm duhet ta respektojmë dhe vlerësojmë këtë gjë.
Publiku po na tregon se çfarë produkti teatror dëshiron të shohi në skenë, por nga ana tjetër ne e dimë, jo vetëm ai produkt teatror është i domosdoshëm për publikun, por ka dhe produkt tjetër. Ajo që ne kemi për detyrë është ta adresojmë këtë gjë, pra t’ia ofrojmë të dyja. Në mënyrë që të kënaqi padyshim shijen dhe pritshmërinë e publikut, por nga ana tjetër edhe të kultivojmë shijen për shfaqje të një natyre dhe të një cilësie tjetër. Sepse jo gjithmonë komedia, persupozon cilësi të lartë artistik. Komedia sigurisht argëton dhe është e mirëpritur nga publiku, por nuk do të thotë që është i vetmi zhanër që duhet të kultivohet”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al