Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka filluar të bëhet aktiv në rrjete sociale,
Ai në Instagram po ndan imazhe të ndryshme i vetëm apo edhe krah familjes. Së fundmi, ka publikuar një foto në të cilën shihet me bashkëshorten e tij Nerën.
“Rreze dielli për mua”, ka shkruar Sabriu, duke i bërë kështu një dedikimin romantik bashkëshortes publikisht.
Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Fejzullahut ishte kënga “Edhe një herë” që u pëlqye shumë nga fansat. l.k/abcnews.al