Si rrallëherë, Ismail Kadare surprizon publikisht Helenën: Të detyrohem për gjithçka në jetë

schedule11:30 - 15 Shkurt, 2023

schedule 11:30 - 15 Shkurt, 2023

Si rrallëherë, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka surprizuar publikisht bashkëshorten e tij, Helena. Përmes një video-mesazhi në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ai i ka thënë disa fjali tepër të ndjera, duke theksuar se i detyrohet për gjithçka.

Është gruaja më e afërt në këtë botë që ka qenë që në fillim të njohjes sonë dhe deri tani në mbarim, në qoftë se mund ta quajmë mbarim këtë pjesë të fundit të jetës. Njëriu më i afërt më ka dhënë të gjitha gëzimet e kësaj bote, të cilës i ndihem i detyruar për gjithçka”, thotë Kadare në video-mesazh.

Ndërkohë, Helena tepër e emocionuar ka deklaruar se është befasuar pasi nuk e priste një surprizë të tillë.

“Të jem siqerisht edhe unë jam habitur, sepse Ismaili nuk është nga ata tipa që i thotë ato që i mendon. Mundësisht të thotë: ‘po, jo, ndoshta, mundet’. Përgjigje të tilla, po që të ishte kaq i hapur, më ka bërë edhe mua shumë përshtypje, sigurisht që ma ka bërë shumë qejfin”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!