Si reagojnë njerëzit inteligjentë kur lëndohen?

schedule01:10 - 30 Maj, 2022

schedule 01:10 - 30 Maj, 2022

Në një moment të jetës, përballë zemërimit, dhimbjes dhe tradhtisë, shumica prej nesh mendojnë fillimisht për hakmarrje. Megjithatë, njerëzit e zgjuar e dinë se ekziston një alternativë shumë më e mirë. Njerëzit e zgjuar e dinë se dhimbja dhe zhgënjimi kërkojnë kohë. Pikërisht për shkak të nivelit të lartë të inteligjencës emocionale, këta persona janë në gjendje të presin që të kalojë shpërthimi i parë i zemërimit, të kontrollojnë ndjenjat e tyre dhe të marrin vendime më të mira.

Hakmarrja më e mirë është buzëqeshja dhe suksesi

Obsesioni me urrejtjen dhe zemërimin është toksik. Këto ndjenja e bëjnë një person copë-copë dhe e privojnë atë nga lumturia. Argëtohu dhe tregoju atyre se negativiteti i njerëzve të tjerë nuk ju prek aspak. Përpara se të dëshironi t’i ktheni dikujt në të njëjtën mënyrë, pyesni veten nëse ia vlen dhe a do të ndiheni më mirë pas kësaj? Përgjigja që do të arrini gjithmonë është jo. Në vend që të lini zemërimin t’ju mundojë, kthejeni në motivim për sukses.

Karma gjithmonë sigurohet që të gjithë të marrin gjithçka që meritojnë. Kur dikush ju lëndon, mos i përfshini duart në hakmarrje. Në fund të fundit, ju vetëm po dëmtoni veten. Lërini ndjenjat e këqija dhe falni, dhe karma do t’ju japë atyre një mësim. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!