Si reagoi Niko Peleshi kur e bija pranoi për herë të parë lidhjen me Romeo Veshajn

schedule19:33 - 4 Shkurt, 2022

schedule 19:33 - 4 Shkurt, 2022

Prej disa kohësh, Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, është në qendër të mediave rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi për herë të parë se si reagoi babai i saj, kur e pranoi publikisht se ishte e dashuruar me Romeon.

Aleksia u shpreh se të atin kishin filluar ta uronin për fejesë.

Një pjesë nga intervista:

Aleksia Peleshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.

Rudina Magjistari: Pse mendon se ke bërë gabim?

Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Rudina Magjistari: Dhe ti çfarë i thua?

Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

Rudina Magjistari: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

Aleksia Peleshi: Nuk flas më./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!