Kombëtarja e Argjentinës sëbashku me Brazilin cilësohet si favorite për të fituar ne Kupën e Amerikës, e cila do të startojë këtë të premte. Kili është kombëtarja që e ka fituar në dy edicionet e fundit ndërkohë që Lionel Messi e konsideron si mundësinë e fundit për të fituar një trofe me kombëtaren e tij dhe do të luftojnë me të gjitha mënyrat për të ulur nga froni Kilin.
Por si pritet të luajë kombëtarja e Argjentinës në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm për skuadrat amerikano-latine. Trajneri Skaloni pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-4-2 ku dyshja ofensive do të përbehet nga Lionel Messi dhe Sergio Aguero, dy sulmuesit argjentinas më në formë të momentit. Në mesin e fushës do të vendoset Di Maria dhe Xhovani Lo Celso nga krahët ndërkohë që në qendër pritet të startojë Rodriguez dhe Paredes.
Sa i përket repartit të prapavijës, e cila është një hallkë më vete në skuadrën e udhëhequr nga Lionel Messi, nga krahët do të pozicionohen Akunja dhe Saravia ndërkohë që në qendër Pecela dhe Otamendi e në portë Armandi. Argjentina do të debutojë në Kupën e Amerikës të shtunën në mesnate ndaj Kolumbisë./ABC News Albania 24/7