Si pritet të jetë moti sot dhe gjatë gjithë javës: Flet meteorologu

schedule10:38 - 27 Janar, 2020

schedule 10:38 - 27 Janar, 2020

Meteorologu Hakil Osmani, i ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” me Enkel Demin tha se pritet një përmirësism i kushteve të motit gjatë pasdites së sotme.

Ndërkohë, në mbrëmje do të rikthehen sërish reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin.

“Pothujase i gjithë territori do të jetë në prezencën e reshjeve të shiut dhe të dëborës deri në zonat malore gjatë ditës së sotme, por gjatë pasdites pritet që vranësirat dhe shirat të spostohen nga zonat lindore dhe më pas nga i gjithë territori shqiptar.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të përfshijnë sërish territorin shqiptar, kryesisht zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje shiu. Shirat do të përfshijnë territorin shqiptar gjatë ditës së martë, pothuajse të gjithë territorin edhe gjatë ditës së enjte shirat do të jenë prenzentë. Ndërsa në zonat malore pritet që të kemi reshje dëbore”, tha Osmani.

Sa i përket fundjavës, meteorologu tha se moti pritet të jetë i kthjellët.

“Duke filluar nga dita e premte kemi një përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që edhe fundjava të jetë me mot të kthjellët”.

Ndërkohë, gjatë kësaj jave dita më e ftohtë pritet të jetë e enjtja dhe e premtja, ku do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave.

“Për sa i përket vlerave termike, ato priten të luhaten në vlerat -3 dhe -4 gradë celsius vlerat minimale, ndërsa ato maksimale pritet të shënohen në 13-14 gradë. Pritet një rënie termike gjatë ditës së enjte dhe të premte, -5 gradë në zonat malore. Ndërsa vlerat maksimale 12n gradë celcius”, tha meteorologu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!