Si po na ndihmon teknologjia që të komunikojmë me kafshët

schedule18:20 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 18:20 - 5 Dhjetor, 2022

Bota përreth nesh komunikon me tinguj, të cilat ne njerëzit nuk mund t’i dëgjojmë. Lakuriqët e natës bisedojmë me njëri-tjetrin përmes ultratingujve; elefantët komunikojnë nëpërmjet rrjeteve infrasonike. Për shekuj me radhë, ne as që e dinim se ekzistonin këto tinguj.

Por ndërsa teknologjia ka avancuar, po kështu ka ndodhur edhe më kapacitetin tonë për t’i dëgjuar ato. Sot, mjete si dronët, regjistruesit dixhitalë dhe Inteligjenca Artificiale po na ndihmojnë të dëgjojmë tingujt e natyrës në mënyra të paprecedentë, duke e transformuar botën e kërkimit shkencor dhe duke ngritur një perspektivë joshëse:Një ditë kompjuterët mund të na lejojnë të flasim me kafshët.

Në disa mënyra, kjo gjë tashmë ka filluar. “Teknologjitë dixhitale po na ofrojnë një mundësiunike për të dëgjuar kafshët, duke e ringjallur lidhjen tonë të fortë me botën natyrore”-shkruan Karen Bejkër në librin e saj të ri “Tingujt e jetës:Si teknologjia dixhitale po na afron me botën e kafshëve dhe bimëve”.  Në një intervistë për “Vox”, Bejkër flet mbi perspektivën e jashtëzakoshme që kanë krijuar arritjet shkencore të viteve të fundit, por edhe rreziqet qëvijnë nga ngrohja globale.

Si do të funksiononte kjo teknologji në komunikimin me kafshët?

Do t’ju jap një shembull. Një ekip kërkimor në Gjermani kodoi sinjalet e bletëve tek një robot që e dërguan në një koshere. Ai robot është në gjendje të përdorë komunikimin e vallëzimit të bletëve, për t’u thënë bletëve të ndalojnë së lëvizuri. Po ashtu është në gjendje t’u tregojë atyre se ku të fluturojnë për një burim specifik të nektarit.

Faza tjetër në këtë hulumtim, është implantimi i këtyre robotëve në kosheret e bletëve, në mënyrë që kosheret t’i pranojnë që në fillim këta robotë si anëtarë të komunitetit të tyre. Atëherë do të kishim një shkallë të paprecedentë kontrolli mbi kosheren.

Si e kuptuam ne në fillim se kafshët – madje edhe Toka – i lëshonin të gjithë këta tinguj jashtë diapazonit tonë të dëgjimit?

Njerëzit si specie priren të besojnë se ajo që ne nuk mund ta vëzhgojmë nuk ekziston. Shumë nga këto tinguj ishin para veshëve tanë. Por për shkak të një tendence, sidomos në shkencën perëndimore, për të privilegjuar shikimin mbi tingullin, ne thjesht nuk i kishim dëgjuar ato.

Tani teknologjia dixhitale na jep mundësi të dëgjojmë shumë më lehtë speciet në të gjithë planetin. Dhe ajo që ne po zbulojmë, është se një gamë e madhe speciesh për të cilat as nuk dyshonim se mund të prodhonin tingull apo t’i përgjigjeshin tingullit, përbëjnë lloj pjesëmarrjeje në “simfoninë” e natyrës.

Në fillim të librit tuaj, ju përmendni idenë e një versioni zoologjik të Google Translate. Përkthimi në të kaluarën ka qenë gjithmonë për atë që një grup mund të bëjë për të bashkëvepruar me tjetrin. Po ju flisni për një ide që përfshin zgjedhjen aktive për të mos ndërvepruar me një grup, por për të pasur një mënyrë vëzhgimi. Kjo është shumë e ndryshme nga mënyra sesi ne zakonisht mund të mendojmë për këto lloj aplikacionesh…

Shumica e përpjekjeve për t’i mësuar primatëve gjuhën njerëzore ose gjuhën e shenjave në shekullin XX-të, u mbështetën nga supozimi se gjuha është unike për njerëzit, dhe se nëse do të vërtetonim se kafshët e zotërojnë gjuhën, do të duhej të vërtetonim se ata mund të mësonin gjuhën njerëzore.

Dhe në retrospektivë, kjo është një pikëpamje shumë e përqendruar te njeriu. Sot hulumtimet përdorin një qasje shumë të ndryshme. Ato nisin me regjistrimin e tingujve që bëjnë kafshët dhe madje edhe bimët. Më pas përdorin në thelb mësimin e makinerive për të analizuar sasitë e mëdha të të dhënave për të zbuluar modele, dhe për t’i lidhur ato me përpjekjet për të përcaktuar nëse ka informacion kompleks që transmetohet nga tingujt.

Këta studiues nuk po përpiqen t’u mësojnë kafshëve atyre specieve gjuhën njerëzore. Përkundrazi ata përpilojnë fjalorë të sinjaleve, dhe më pas të përpiqen të kuptojnë se çfarë kuptimi kanë ato sinjale brenda atyre specieve. Dhe ne po zbulojnë gjëra mahnitëse.

Për shembull, elefantët kanë një sinjal tjetër për bletën, që është një kërcënim, dhe një sinjal tjetër për njeriun. Për më tepër, ata bëjnë dallimin midis njeriut kërcënues dhe atij jokërcënues. Vetë bletët përdorin qindra tinguj për komunikim. Dhe tani ne e dimë se gjuha e tyre është vibruese dhe pozicionale, si dhe dëgjimore.

Ju shkruani se ndryshimi i klimës po ndikon direkt në tingujt e specieve në Tokë. Si po ndodh diçka e tillë?

Nëse e mendoni planetin si një “simfoni”, apo si një grup muzikor xhazi me shumë ritme sezonale, zhurmat që ne dëgjojmë zhvillohen sipas ritmeve të jetës. Dhe ndryshimet klimatike po i prishin ato ritme. Në disa raste, ndryshimet klimatike mund të pengojnë madje edhe aftësinë e specieve për të komunikuar.

Kështu për shembull, kori në agim dhe muzg i zogjve por edhe i shumë specieve të tjera në savanën afrikane, ndodh pikërisht në ato momente sepse agimi dhe muzgu janë momente kurajri ka një nivel më të lartë lagështie. Pra, në këto periudha të ditës zëri udhëton më shpejt dhe më larg

Ai është një moment i veçantë që kafshët të komunikojnë me të afërmit e tyre apo jo? Por tani, ndërsa ndryshimi i klimës po ndikon mbi temperaturën dhe lagështinë e atmosferës, ne do të ndikojmë në këtë praktikë në mënyra që ende nuk mund t’i kuptojmë plotësisht. Mund t’ua bëjmë më të vështirë komunikimin specieve që jetojnë në mjedise më të thata dhe më të nxehta.

Në rast se ata nuk mund të komunikojnë, do të jenë më pak të sigurt, nuk do të mund të paralajmërojnë njëri-tjetrin për kërcënimet, dhe do ta kenë më të vështirë të gjejnë partner për t’u çiftuar. Dhe kjo do të ndikojë gjithashtu në aftësinë e tyre për të mbijetuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!