“Si njeri, si këngëtare, si psikologe…të them faleminderit”, Yllka Kuqi ka dy fjalë për Dafina Zeqirin

schedule17:57 - 26 Shkurt, 2021

schedule 17:57 - 26 Shkurt, 2021

Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri që flet për problemet e shëndetit mendor. Këngëtarja ka nisur prej ditësh një fushatë ndërgjegjësimi, ndërsa zhvilloi dhe një lidhje live me një psikologe, duke iu dhënë mundësinë ndjekësve të mësonin më shumë rreth kësaj çështjeje.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kolegia e saj Yllka Kuqi, e cila e ka falënderuar publikisht Dafinën për iniciativën e marrë. Krahas mirënjohjes, Yllka shprehet se nisma e ndërmarrë nga Zeqiri është shumë më tepër efektive se çdo fushatë tjetër që mund të ketë kushtuar miliona.

“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “always loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda. E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne.

Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale.

Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit”, shkruan Yllka. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!