Si nisi sherri për gërvishtjen e makinave dhe u mbyll me plumba në kafe në Tiranë

schedule22:04 - 24 Korrik, 2021

schedule 22:04 - 24 Korrik, 2021

Aldo (Jamandi) Gjini 31 vjeç është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti” pranë Qytetit Studenti në Tiranë rreth orës 20:30.

Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra mëson se Gjini është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij.

Por si nisi sherri?

Nga të dhënat e para nga grupi hetimor, “ABC” mëson se dy të plagosurit që janë shokë mes tyre u konfliktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

Gjoka 32 vjeç ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa Marashi 28 vjeç u qëllua në gjoks. Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën./ db/Abcnews.al