“Si në Maldive”, turistët ‘pushtojnë’ Ksamilin, Rama ndan pamjet me peizazhe mahnitëse

schedule12:55 - 8 Gusht, 2024

schedule 12:55 - 8 Gusht, 2024

Një numër i lartë turistësh të huaj kanë zgjedhur që të pushojnë dhe eksplorojnë bukuritë  e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa pamjet me peizazhet me mahnitëse të vendit tonë. Turistët e huaj shprehen të kënaqur dhe ndjehen të lumtur që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, siç edhe thonë një vend shumë mikpritës.

“Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!