Kukës – Policia e Kukësit ka zbuluar në një banesë, një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve K. H. dhe H. S., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi –
Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave.
Finalizohet operacioni policor i koduar “First”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës.
Zbulohet në një banesë, një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.
Shpallen në kërkim pronari i banesës dhe bashkëpunëtori i tij, të cilët kishin përshtatur banesën për të kultivuar bimë narkoitke me anë të llambave.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, një shtetas kishte përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “First” .
Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e dyshuar, ku gjatë kontrollit u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me llamba. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 934 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në gota plastike, llamba elektrike, aspiratorë dhe aksesorë të tjerë që shërbejnë për ngrohje.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, e pronarit të banesës, shtetasit K. H., 51 vjeç, dhe e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit H. S., 28 vjeç, të dy banues në Kukës.
Vijon puna për kapjen e shtetasve K. H. dhe H. S., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
../abcnews.al/