Si në filmat e Hollywood-it, historia e gjermanit që jetoi 50 ditë në aeroport

schedule15:20 - 13 Maj, 2020

schedule 15:20 - 13 Maj, 2020

Një burrë nga Gjermania ka jetuar për dy muaj një zonën tranzit të aeroportit të New Delhi-it.

Gjermani mbeti në aeroportin e Indisë për shkak të masave shtrënguese të marra në kuadër të krizës së koronavirusit, por edhe pasi druhej se po të kthehej në vendlindje mund ta kapte policia.

Kjo pasi ai raportohet të ketë pasur rekorde kriminale.

Burri, i cili donte që të fluturonte nga Hanoi për në Stamboll që nga Neë Delhi, nuk u lejua që të hipe në avion në momentin që India vendosi kufizimet për koronavirusin.

Megjithëse Ambasada gjermane e informoi se si mund të kthehej në vendin e tij në fluturime evakuimi, ai nuk dëshironte të përfitonte nga mundësitë, nga frika se mund të ndiqej penalisht.

Gjatë kohës që jetoi në aeroport, pasagjerit gjerman i  dhanë ujë, ushqim, pije, pastë dhëmbësh dhe rroba autoritetet indiane. Një zyrtar nga aeroporti tha se ai e kaloi kohën më të madhe në internet, duke folur në telefon me miqtë dhe familjes apo edhe duke lexuar gazeta e revista.

Pas 50 ditësh, ai u largua më në fund nga aeroporti, pasi kishte rezultuar negativ për koronavirusin dhe thuhet të ketë shkuar në Amsterdam. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!