Si në filma/ Lufta i dhuron dashurinë, shqiptari: Gjithçka nisi nga një shishe ujë, sot jemi prindër të dy vajzave

schedule09:38 - 11 Prill, 2024

schedule 09:38 - 11 Prill, 2024

Historia e Qerim Nuredinit është si në filma. Ai është larguar nga Kosova si refugjatë për t’i shpëtuar luftës dhe kur ka mbërritur në Angli ishte shumë i etur, kërkon ujë dhe një vajzë e ndihmon. Pas shumë vitesh, kjo vajzë bëhet bashkëshortja e tij dhe sot janë prindër të dy vajzave.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Qerimi ka treguar historinë e tij, duke i lënë ‘gojëhapur’ të gjithë.

“Historia ishte ndryshe. Shumica e njerëzve që ishin në avion për udhëtim, ishin të t rembur, të mërzuitur se hera e parë që udhëtonim. Çdo njëri në avion kërkonte ujë dhe për një orë e gjysmë në avion mbaroi ujë. Edhe kur zbriti aeroplani, unë isha nga të paktët që dija gjuhën dhe filloja t’i përktheja informacionet njerëzve se si duhet të lëvizin. Aty kishte organizata të ndryshme vulnetare dhe të gjjthë ishin aty duke na pritur ne. kur hyra në aeroport, pash një tavolinë me ushqime dhe ujë, edhe ishin dy vajza dhe i thash mund të marr pak ujë, po thanë mund të marrësh dhe ushqime, po nuk doja, vetëm ujë doja se isha i etur. Ajo vajza aty ishte personi i parë që fola.

Mbas atij rasti ne vazhduam jetën tonë, morëm lejen e qendrimit. Fillova një jetë të re, na dërguan në një kamp tjetër qendrimi. Unë fillova punën në një organizatë për shërbimet për refugjatët. Fillova punë dhe rastisa që aty kisha kolegë dhe kolegë. Mu afruan një kolege që punoja në të njëjtën zyrë dhe rastësisht doli që kolegia që po tregoja historinë time, ishte vajza që më kishte dhënë ujë”, u shpreh Qerimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!