PAMJE/ Si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 2 vëllezërve shqiptarë: Makina u përplas me kangjellat, pastaj ra në lumë

schedule11:27 - 14 Korrik, 2022

schedule 11:27 - 14 Korrik, 2022

Dy vëllezër shqiptarë, 27 dhe 30 vjeç humbën jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Mediet greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Lamia-Livadeia.

30-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën, sipas informacioneve ka qenë me shpejtësi.

Makina me 5 pasagjerë humbi kontrollin duke u përplasur me kangjellat.

Lexo edhe: Tragjedi në Greqi, vdesin në aksident vëllezërit shqiptarë, 3 të tjerë plagosen rëndë

Por për shkak të shpejtësisë, 30-vjeçari nuk ka mundur ta mbajë mjetin dhe ka përfunduar në lumin Erkyna.

Mediet kanë publikuar pamjet e aksident tragjik të makinës së kthyer përmbys në lumë.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë një 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhe 2 grekë të cilët po udhëtonin së bashku në makinë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e plota të aksidentit tragjik./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!