Si ndikon grupi i gjakut te personat e infektuar me koronavirus

schedule10:02 - 19 Qershor, 2020

schedule 10:02 - 19 Qershor, 2020

Një analizë gjenetike e pacientëve me COVID-19 tregon që grupi i gjakut mund jetë faktor kryesor për të zbuluar nëse dikush do të zhvillojë simptoma më të rënda ose jo, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët që krahasuan gjenet e mijëra pacientëve në Europë zbuluan se ata që kishin grupin A të gjakut kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin sëmundje të rëndë ndërsa ata me grupin  O të gjakut kishin më pak të ngjarë.

Raporti i së mërkurës në New England Journal of Medicine nuk dëshmon lidhje të grupit  të gjakut, por konfirmon një raport të mëparshëm nga Kina për një mundësi të tillë, raporton abcnews.al

“Shumica prej nesh nuk e mori parasysh sepse ishte një studim shumë i papërpunuar,” tha Dr Parameswar Hari, specialist i gjakut në Kolegjin Mjekësor të Wisconsin, për raportin nga Kina. Ndërsa me studimin e ri kjo është shumë e rëndësishme’.

Studimi, që përfshin shkencëtarë në Itali, Spanjë, Danimarkë, Gjermani dhe vende të tjera, krahasoi rreth 2,000 pacientë me COVID me simptoma të rënda  me  mijëra njerëz të tjerë që ishin të shëndetshëm ose që kishin vetëm simptoma të lehta  ose ishin pa simptoma.

Shumica e studimeve gjenetike si ky janë shumë më të mëdha, kështu që do të ishte e rëndësishme  nëse shkencëtarët e tjerë mund të studiojnë grupe të tjera të pacientëve për të parë nëse ata gjejnë lidhje të njëjta, tha Topol.

Shumë studiues kanë qenë duke ndjekur të dhëna se pse disa persona të infektuar me koronavirus sëmuren më  shumë dhe të tjerët, më pak, raporton abcnews.al

Personat më të moshuar ose meshkujt  janë më të rrezikuar dhe shkencëtarët i kanë cilësuar gjenet si një ‘faktor tjetër të mundshëm’ që ndikon në ashpërsinë e sëmundjes.

Njerëzit me tipin O janë më të aftë të njohin proteinat e përcaktuara si të huaja, dhe që mund të zgjerohen  në  proteina në sipërfaqet e virusit, shpjegoi Dr Hari.

Gjatë shpërthimit të SARS, ‘u vu re se njerëzit me grup  të gjakut O kishin më pak të ngjarë të sëmureshin më shumë,’ tha ai.

Studiuesit ende nuk e dinë me siguri se çfarë lidhje me këtë variant gjenesh në grupin e gjakut A, do ta bënte dikë më të prekshëm ndaj koronavirusit, raporton abcnews.al

Por kjo mund të jetë e lidhur me sistemin imunitar.

Një reagim imunitar i cili nuk funksionon siç duhet është përgjegjës për inflamacionin që mposht mushkëritë dhe organet e tjera ndërsa trupi përpiqet të luftojë kundër koronavirusit.

Përgjigjia imune e shkaktuar nga e ashtuquajtura ‘stuhi e citokinës’ e cila konsiston në një bollëk të këtyre qelizave sinjalizuese imune është shpesh ajo që vret përfundimisht viktimat e koronavirusit.

Një gjen që identifikon një proteinë sinjalizuese të sistemit imunitar është gjithashtu një pjesë e ADN-së që kodon grupin e gjakut A.

Grupi  i gjakut gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me disa sëmundje të tjera infektive, duke përfshirë kolerën, infeksione të përsëritura të traktit urinar dhe një të “virus” të quajtur H. pylori që mund të shkaktojë ulcerën dhe kancerin e stomakut, tha Dr David Valle, drejtor i Institutit i Mjekësisë Gjenetike në Universitetin Johns Hopkins./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!