Si ndikon Covid-19 në traktin tretës? Përgjigjet mjekja

schedule09:35 - 26 Janar, 2022

schedule 09:35 - 26 Janar, 2022

Dr. Shk. Lindita Shosha, kirurge e përgjithshme në Spitalin Amerikan ka folur ditën e sotme për ndikimin e Covid-19 në traktin tretës.

E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo u shpreh se pothuajse 19-20% e pacientëve që kalojnë Koronavirusin kanë ankesa të traktit tretës, si aneroksi, humbje të shijes apo intolerancën ndaj një kategorie të caktuar ushqimesh.

Trakti tretës është një prej atyre sistemeve që ka përjetuar dëme nga infektimi me Covid. Edhe pothuajse 19-20% e pacientëve që kalojnë Covidin kanë ankesa të traktit tretës, që me aneroksin, humbjen e shijes, mosushqimin në mënyrën e duhur, intolerancën ndaj një kategorie të caktuar ushqimesh. Mund të manifestohet me ndjenjën e të vjellave dhe një nga shenjat më tipike është diarreja. Në 10% të pacientëve ne gjejmë diarren, e cila është konstante, është shumë e shprehur në pacientët të cilët kalojnë forma shumë të rënda të Covidit”, tha Shosha.

Më tej, doktoresha theksoi se diarreja është një sindromë shumë e rëndë.

Diarreja është një simptomë që dehidraton organizmin dhe shton debulesën e organizmit, edhe bëhet precedent për çrregullime të tensionit, u bie të fikët, nuk kanë më fuqi as të ushqehen. Është sindromë shumë e rëndë diarreja. Kjo e rëndon situatën dhe rehabilitimin e pacientëve, të cilët natyrisht duhet të marrin serume në mënyrë që të marrin elektrolitët e njevojshëm, të dehidratohet organizmi, pasi krijon balanca shumë të theksuara. Sigurisht, që në fillim u mendua se ky virus prek vetëm mushkrinë, më pas u pa që goditesh truri. Më pas u pa që kishe edhe komplikacione kardiake”, deklaroi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!