Si ndikojnë mbi sjelljen tonë, forcat gravitacionale të Diellit dhe Hënës

schedule23:08 - 14 Gusht, 2022

schedule 23:08 - 14 Gusht, 2022

Ndoshta ka diçka të vërtetë në pretendimet, se gjatë netëve me Hënë të plotë ndodhin gjëra të çuditshme. Një studim i ri zbulon se të gjithë organizmat biologjikë, nga bimët tek kafshët, dhe deri tek qeniet njerëzore, kanë një lidhje me forcat gravitacionale, që vijnë nga Dielli dhe Hëna.

Studiuesit nga Brazili dhe Britania e Madhe, thonë se studimi i tyre më i ri, përforcon lidhjen historike midis baticave gravitacionale, dhe mënyrës se si ato ndikojnë në sjelljen e gjithë gjësë së gjallë në Tokë. “E gjithë lënda në Tokë, e gjallë dhe inerte, përjeton efektet e forcave gravitacionale të Diellit dhe Hënës, të shprehura në formën e baticave.

Lëkundjet periodike shfaqin dy cikle ditore, dhe modulohen çdo muaj dhe çdo vit nga lëvizjet e këtyre dy trupave qiellorë. Të gjithë organizmat në planet, kanë evoluar në këtë kontekst. Ajo që ne synuam të tregonim në studimin tonë, është se baticat gravitacionale janë një forcë e perceptueshme dhe e fuqishme, të cilat kanë diktuar gjithmonë aktivitetet ritmike të këtyre organizmave”- thotë autori i studimit Kristiano De Melo Galep.

Ekipi rishikoi studimet e kaluara dhe kreu eksperimente të reja, duke analizuar se si bimët dhe kafshët, i gradonin orët e tyre biologjike për lëvizjen e këtyre objekteve qiellore. Studimi i ri tregon se edhe kur organizmat nuk kanë dritë për të gjykuar kohën gjatë ditës, trupat e tyre e ndryshojnë sjelljen e tyre sipas baticave gravitacionale që veprojnë në planet.

“Të dhënat tregojnë se në mungesë të ndikimeve të tjera ritmike, si ndriçimi apo temperatura, baticat lokale gravitacionale janë të mjaftueshme për të organizuar sjelljen ciklike të këtyre organizmave. Kjo e dhënë, e vë në dyshim vlefshmërinë e të ashtuquajturave eksperimente të lira, në të cilat kontrollohen disa faktorë mjedisorë, por nuk merren parasysh lëkundjet gravitacionale. Ato vazhdojnë të ekzistojnë, dhe mund të modulojnë sjelljen e organizmave të gjallë”- shpjegon Galep.

Ritmet trupore që sinkronizohen me natën dhe ditën, të njohura më shumë si ritmet cirkadiane, janë një temë shumë popullore në studimet mbi gjumin. Pavarësisht nga rëndësia e tyre për modelet e gjumit dhe shëndetin e përgjithshëm, studiuesit zbuluan se ato mund t’i largonin krijesat nga mjediset e tyre natyrore me dritë dhe errësirë, duke ruajtur ende një cikël të rregullt të ritmit të trupit në përputhje me forcat e baticës Diell-Hënë. Një nga këto kafshë janë gaforret.

“Këto kafshë e modulojnë sjelljen e tyre në harmoni me zbaticat dhe baticat, në një cikël prej afro 12.4 orësh, që buron nga lëvizjen e Hënës. E njëjta gjë ndodh edhe kur ato zhvendosen në një laborator me kushte ujore të qëndrueshme dhe të kontrolluara. Modeli vazhdon për disa ditë, duke përputhur kohën e baticës hënore në vendin ku organizmat u mblodhën në natyrë”- thekson eksperti brazilian.

Ekipi vëren se ndonëse efekti gravitacional i Diellit dhe Hënës ka vetëm një pjesë të ndikimit që ka graviteti i Tokës mbi jetën, ai është ende i mjaftueshëm për të shkaktuar ndryshime në oqeane, lumenj, liqenet dhe sigurisht edhe pllakat tektonike të planetit tonë.

Në eksperimentet që shqyrtonin mbirjen e farave, ekipi zbuloi se edhe bimët bëjnë rregullime periodike bazuar në këto cikle. “Unë kam vënë re se ndryshimet shfaqeshin çdo 12 ose 24 orë, por ndryshonin gjatë çdo testi. Kur shqyrtova literaturën, gjeta studime që tregojnë për një lidhje të mundshme me baticat gravitacionale”- shton Galep.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit gjithashtu mund të sinkronizohen me ciklet e Hënës, dhe kur nuk marrin mjaftueshëm rreze dielli. Autorët e studimit vërejnë se njerëzit që qëndrojnë në errësirë ​​për periudha të gjata kohore (si të jetuarit në një shpellë), ata kanë ende një luhatje ciklike prej 24.4 deri në 24.8 orësh, që është në harmoni me një cikël hënor.

Ky cikël i ritmit të trupit, menaxhon kohën e gjumit dhe zgjimit të një personi, oraret e vakteve dhe proceset e tjera metabolike. / StudyFinds/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!