Si ndihmon vitamina D në rritjen e masës muskulore?

schedule15:59 - 6 Maj, 2021

schedule 15:59 - 6 Maj, 2021

Vitet e fundit, studime të shumta shkencore theksojnë rolin e rëndësishëm të vitaminës D në shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar, kontrollon sheqerin në gjak dhe parandalon sëmundje të tjera të rënda si kanceri, skleroza dhe hipertensioni.

Vitamina D përmirëson cilësinë dhe forcon fibrat muskulore, ndihmon në rritjen e shëndetshme të muskujve edhe pas lëndimit.

Sidoqoftë, jo të gjitha vitaminat janë njësoj. Ka disa që ndihmojnë më shumë në çështjet e fuqizimit. Sipas hulumtimeve, vitamina D3 ka një efekt mjaft të mirë në forcimin e sportistëve. Në fakt, efekti  tij tek atletët ka treguar një përmirësim prej 18.75%./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!