Një kamion, që mbante një kontejner i kompanisë “Evergreen”, bllokoi një rrugë pranë Nanjing në Kinë.
Pamjet e regjistruara nga një kamer sigurie u bënë virale dhe u shpërndanë nga shumë përdorues të rrjetit social kinez Weibo.
Ata e krahasojnë atë që ndodhi me bllokimin e trafikut në kanalin e Suezit, të martën pasi anija e së njëjtës kompani u përplas.
Pavarësisht se mbante një kontejner të kompanisë Evergreen, e njëjta kompani përgjegjëse për anijen, kamioni nuk kishte asnjë lidhje me incidentin tjetër në Kanalin e Suezit. Kompania tajvaneze tha se nuk merren me transportin tokësor në territorin e Kinës. g.v/abcnews.al

