Doktoresha alergologe e Spitalit Amerikan 3, Alketa Bakiri ka folur për alergjitë dhe krijimin e tyre në këtë periudhë.
E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo i ka konsideruar krejt normale, pasi ndryshon stina. Gjithashtu njerëzit kanë qendruar për tre muaj të mbyllur në shtëpi.
“Është fare normale për alergjitë se ndryshon stina. Gjithashtu kemi ardhur nga stina e verës, ku kemi qenë jashtë. Gjithashtu është fare normale pasi edhe në shtëpi stina e verës shkakton pluhra në shtëpi. Por që po t’i drejtohesh mjekut në këtë rast mund të marrësh antibiotik dhe kurohesh. Është fare normale.
Një ndër faktorët që do shtoja është se nuk ka ndodhur që pacientët me sëmundje alergjike të rrinë të mbyllur në shtëpi për tre muaj.
Faktori tjetër i rëndësishëm ka qenë faktori stres. Nuk ka ndodhur kurrë më përpara. Faktori stres luan një rol të rëndësishëm, megjithatë mund t’i ngelet studimeve për tu parë.
Nga njëra anë është ajo frika që njerëzit janë të predispozuar nga alergjia, ndikon. Megjithatë jënë një një grup individësh që refuzojnë të shkojnë te mjeku, por marrin në telefon dhe pyesin se çfarë të bëj unë”, tha mjekja.
Ndërkohë, ajo shtoi më tej masat që çdo kush mund të marr për parandalimin e alergjive: “Ka një sër masash, tani jemi kryesisht në periudhën e alergjisë nga poleni ose pluhërat e shtëpisë. Për shembull, nga kjo e fundit nuk rekomandohet të mbajnë kafshë shtëpiake, të përdorin ushqime që nuk përmbajnë konservant, ngjyrues. Tjetër gjë është se nuk rekomandohet duhanpirja. Në qoftë se ti duron simptomat janë më të rënda. Por edhe kur je alergjik problem është edhe duhanpirja nga njerëzit e shtëpisë”, përfundoi Bakiri. l.k/abcnews.al