Numri i rasteve të konfirmuara të lisë së majmunit po rritet, veçanërisht në Europë dhe Amerikën e Veriut, gjë që ka bërë që OBSH të shpallë virusin emergjencë shëndetësore globale, sipas mediave të huaja.
Që atëherë, numri i rasteve është rritur në më shumë se 16.000 – në 75 vende. Deri më tani janë raportuar 5 viktima, të gjitha në Afrikë. Ndonëse profesionistët e shëndetit në të gjithë globin theksojnë se rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët, është e rëndësishme të dini se si përhapet lija e majmunëve dhe çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga infeksioni.
Në mënyrë tipike, lija e majmunit dihet se përhapet te njerëzit që kanë pasur kontakt me kafshë të infektuara. Kjo mund të jetë pas një kafshimi, gërvishtjeje ose konsumimi i mishit të pazierë. Lija e majmunit gjithashtu mund të përhapet nga njeriu te njeriu. Megjithëse kjo fillimisht mendohej si e rrallë, rritja e shpejtë dhe e pazakontë e fundit e rasteve jashtë Afrikës perëndimore dhe qendrore ka ngritur shqetësime.
Zakonisht përhapet ndërmjet njerëzve në tre mënyra: piklave të frymëmarrjes; duke prekur drejtpërdrejt një person të infektuar; dhe, më rrallë, përmes kontaktit indirekt – si p.sh. përmes rrobave, raporton abcnews.al.
Lija e majmunëve përhapet gjithashtu nëpërmjet kontaktit të ngushta, si kontakti lëkurë me lëkurë ose puthja. Virusi në përgjithësi nuk konsiderohet si infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe nuk dihet nëse përhapet përmes spermës gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë, “ai mund të transmetohet gjatë kontaktit seksual dhe intim,” tha Dr. John Brooks, një epidemiolog në Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më 23 maj.
Si mund të mbroheni nga lija e majmunit?
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qendrave të SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve, masat më të mira paraprake që mund të merrni janë:
– Larja e duarve me sapun dhe ujë rregullisht ose duke përdorur një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.
– Përdorni pajisje mbrojtëse personale (PPE) kur kujdeseni për pacientët që janë të konfirmuar ose të infektuar me virusin e lisë së majmunëve.
– Hani vetëm mish që është gatuar plotësisht.
– Mos iu afroni kafshëve të egra ose endacake
– Mos hani ose prekni mishin e kafshëve të egra.
– Mos ndani shtratin ose peshqirët me njerëz që nuk janë mirë dhe mund të jenë të infektuar me linë e majmunëve.
Simptomat fillestare të lisë së majmunit mund të jenë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ënjtje, dhimbje shpine dhe ethe.
Brenda një deri në pesë ditë pas infektimit, fillojnë skuqjet dhe puçrrat në të gjithë trupin – në duar, fytyrë, këmbë, sy, gojë dhe organet gjenitale. Këto kthehen në gunga të ngritura që formojnë flluska, ku disa mbushen me lëng të bardhë përpara se të zgjerohen. Ky lëng mund të jetë infektiv.
Nëse keni këto simptoma ose dyshoni se mund të keni marrë virusin, duhet të izoloheni nga kontakti fizik me të tjerët dhe të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor. Individët që janë infektuar me linë e majmunëve zakonisht shërohen brenda dy deri në katër javëve.
Simptomat mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera – të tilla si herpesi, sifilizi ose lija e dhenve – kështu që është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.
Zyrtarët shëndetësorë ofrojnë gjithashtu vaksina kundër lisë së majmunëve për individët me rrezik të lartë dhe për ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Kompania daneze, Bavarian Nordic Ajo e ka miratimin e SHBA-së dhe të Europës për parandalimin e lisë dhe të lisë së majmunëve.
Një vaksinë më e vjetër, e prodhuar aktualisht nga Emergent Biosolutions, quhet ACAM2000, por marrja e saj është kufizuar, për shkak të një paralajmërimi për efekte të rënda anësore.
Kompania Bavarian Nordic ka thënë se mund të prodhojë 30 milionë doza të vaksinës së saj – përfshirë edhe atë të lisë së majmunëve çdo vit.
/abcnews.al