“Si mësova për kancerin e gjirit”, gruaja e prekur bën apel për kontrolle të vazhdueshme

schedule16:05 - 27 Shtator, 2023

schedule 16:05 - 27 Shtator, 2023

Nertila ishte 23 vjeç kur u diagnostikua me kancer gjiri. Beteja e saj me këtë sëmundje zgjati për disa vite. Kur mendoi se e kishte mposhtur iu shfaq sërish.

“Ka qene një kontroll rutine, pas disa shenjave qe kisha si te vjella, mjeket me rekomanduan te beja nje eko te gjirit. Per rreth kater vite jam trajtuar me mjekime. Ne moshen 28-vjecare pas kontrolleve te vazhdueshme pati nje shfaqje ne nje mase tjeter.

34-vjeçarja sot bën një jetë normale dhe punon në profesionin e saj,  ndërsa thotë se kjo betejë e ka bërë grua më të fortë.

Kanceri iu shfaq në një moshë shumë të re dhe tregon se frika më e madhe ishte për jetën e saj dhe nëse do t’ja dilte të mund të bëhej nënë.

Teksa këtë betejë të jetës e fitoi, Nertila ka një mesazh për të gjitha gratë.

“Fatmiresisht sot grate kane me shume informacion sec kisha une 10 vite me pare. Mesazhi im për gratë te kujdesemi seriozisht per veten”.

Kanceri i gjirit është më i shpeshti te gratë, por gjithashtu prek edhe burrat. Mjekët onkologë thonë se sikurse në të gjithë botën, edhe në Shqipëri numri i grave të prekura ka ardhur në rritje vitet e fundit.

“Ne periudhen 2015-2019 ka nje rritje. Ka 700 raste te reja te diagnostikuar ne vit. Po ne kete periudhe ka pasur dhe rritje te shtrimeve në spital”.

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit, për këtë arsye mjekët rekomandojnë kontrolle të vazhdueshme.

“Diagnostikimi i hershem strategjia kryesore për të ulur vdekshnerine. Kryerja e mamografisë te gratë. Për ato qe kane histori faniljare rekomandohet edhe kryerja e rezonances se gjirit”.

Gratë e moshës 50-60 vjeç janë më të rrezikuarat për t’u prekur nga kanceri i gjirit, por vitet e fundit janë shtuar rastet edhe në moshat e reja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!