Si lufta në Gaza prishi marrëdhëniet ndërkombëtare

schedule14:22 - 6 Prill, 2024

schedule 14:22 - 6 Prill, 2024

Patrick Wintour; The Guardian

Lufta në Gaza ka sjellë tensione dhe konflikte të reja duke ‘tronditur’ në rendin botëror. SHBA duket se ka ngecur në një konflikt të cilin nuk e kishte parashikuar.

Shumë kohë më parë qarkulloi një fotografi nga brenda Gazës nga shpërthimi i një bombe të furnizuar nga SHBA dhe dallohej në sfond skica e tetë parashutave të zeza që hidhnin ndihmat amerikane pikërisht në të njëjtën lagje. Një foto që u komentuar shumë dhe u theksoi se do të duhej të ishte një “kopertinë” ideale për çdo libër që do të fliste rreth çrregullimit botëror që ka shkaktuar lufta gjashtëmujore në Gaza.

(“Pakot e ndihmave humanitare me parashutë hidhen mbi Rripin e Gazës më 21 mars”)

Një situatë e pazgjidhur dhe që ende nuk ka asnjë lojtar dominues, sistem vlerash apo institucione funksionale.

“Harrojini deklaratat për unipolaritetin apo multipolaritetin”, shkroi së fundmi gazetari Gregg Carlstrom në Foreign Affairs, duke shtuar: “Lindja e Mesme është jopolare. Askush nuk është në krye.”

Shumë ekspertë besojnë se kjo luftë do të përcaktojë gjithçka në të ardhmen dhe do të jetë një pikë kthese, shkruan The Guardian.

Irani beson se SHBA është e detyruar të largohet nga Iraku.

Aleati i Iranit, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, grupi i të cilit ka pasur përplasje me Izraelin përtej kufirit libanez, ka pretenduar “fillimin e një faze të re historike” për të gjithë Lindjen e Mesme dhe se sipas tij Izraeli nuk do të jetë në gjendje të përballojë “al-Aksa”.

Në të kundërt, Benjamin Netanyahu , kryeministri izraelit, u zotua më 9 tetor, dy ditë pas masakrës së Hamasit në Izrael që shkaktoi luftën, se rajoni do të ndryshohej në dobi të Izraelit.

“Ajo që ne do t’u bëjmë armiqve tanë në ditët në vijim do të jetojë me ta për breza,” tha ai.

Mes këtyre vlerësimeve kontradiktore, Kina dhe Rusia gjithashtu nuk mund të shihen si thjesht kalimtarë.

Mbështetja e SHBA për Izraelin në luftën e Gazës u shfrytëzua gjithashtu si një shans i artë për rehabilitimin e Rusisë pas Ukrainës.

Reagime të shumta për këtë situatë ka pasur edhe nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ka folur për një krizë të ngjashme.

“Sistemi aktual ndërkombëtar, pa koncepte themelore si solidariteti, drejtësia dhe besimi, nuk mund të përmbushë as përgjegjësitë e tij minimale,” tha nga ana tjetër Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, duke e përshkruar Gazën si manifestimin e fundit të konfliktit kundër kolonializmit dhe imperializmit.

Përballë këtij konflikti, diplomacia amerikane nuk ka qenë në situatën e saj më të mirë, pasi çdo ditë duket sikur po i dalin gjërat jashtë kontrollit.

Është ‘zhytur’ në një luftë që nuk e kishte parashikuar, në një rajon që kërkonte ta linte pas, në mbrojtje të një aleati që refuzon të bëjë atë që kërkon.

Netanyahu, duke dashur të fitojë më shumë kohë për të “mbaruar punën”, është treguar i gatshëm të dëgjojë Joe Biden, ndërsa Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, pavarësisht nga pikëpamjet e tij për Hamasin, ka kërkuar që SHBA të bëjë një shkëputje vendimtare me Izraelin.

Diplomacia amerikane ka pësuar disfatë pas disfate.

Çështja palestineze nuk ka qenë një prioritet i Shtëpisë së Bardhë, por mund të themi diçka për t’u menaxhuar.

Biden “jeton me një Izrael në kokën e tij, i cili ndoshta nuk ka ekzistuar kurrë dhe sigurisht që nuk ekziston sot”, tha Daniel Levy, një ish-negociator izraelit në bisedimet e paqes me udhëheqësit palestinezë. Izraeli thotë se po vepron në vetëmbrojtje.

se Netanyahu kishte qenë një figurë polarizuese në politikën amerikane që kur u emërua ambasador izraelit në OKB në moshën 35-vjeçare në vitin 1984.

Por Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos Bidenit iu desh një kohë jashtëzakonisht e gjatë për të pranuar se interesat e Izraelit dhe të SHBA-së në Gaza nuk ishin në thelb në një linjë. Kërkesat amerikane, nga këndvështrimi i saj, ishin të thjeshta.

Ajo miratoi eliminimin e Hamasit si një forcë politike dhe ushtarake, por donte që kjo të bëhej në “mënyrë kirurgjikale”, diçka që ushtria izraelite tha se ishte e pamundur.

Për Matt Duss, një ish-këshilltar për politikën e jashtme të senatorit amerikan Bernie Sanders, debati mbi Gazën është “shndërruar në një prokurë, dhe debatin më të madh e sheh tek fakti se si do të jetë roli i Amerikës në botë dhe çfarë do të vendoset për të ardhmen e partisë Demokratike.

Nga ana tjetër shumica e izraelitëve nuk e pëlqejnë Netanyahun, por duan shkatërrimin e Hamasit.

Pas gjashtë muajsh, rezultati është i paqartë. Por Hamasi ende mund të shkatërrohet dhe të sigurohet një normalizim në marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Izraelit. Fuqia e sanksionuar nga SHBA mund të ketë rindërtuar Lindjen e Mesme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!