Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si kurrë më parë: Fero, Ledri Vula apo Capital T? Kë dëgjon e kë jo, Agon Amiga?

schedule18:32 - 25 Shtator, 2020

schedule 18:32 - 25 Shtator, 2020

Një intervistë plot me rrëfime eksluzive ishte kjo e sotmja e moderatorit Ermal Peçi me Agon Amiga. Artisti prej kohësh është vendosur në Gjermani, teksa është tërhequr edhe nga daljet televizive. Teksa foli për jetën si baba e dashurinë e madhe ndaj djalit të tij, Ermali nuk ngurroi të bënte me të, lojën e shijeve muzikore.

Ermali me humor i thotë Agon Amigës që të supozojnë se janë të dy në Gjermani duke udhëtuar me makinë, e befas dëgjojnë këngëtarë shqiptarë. Kë do vijonte të dëgjonte e kë jo Agon Amiga? Këngëtari pranon sfidën dhe i dorëzohet sinqeritetit.

Edhe pse dikur u fol për një debat mes tyre, duket se ai do e dëgjonte Ledri Vulën. Jo vetëm, edhe Noizy apo Capital T. Po Feron? Duket se për të, shijet ndryshojnë.

“Ajjj … Nuk mund me e ndigju me vjen keq!”, tha Agon Amiga.

Tani që është bërë baba, a do dontë që i biri të mos lexonte diçka nga e kaluara e tij? Çfarë? Agon i ka përgjigjet, të cilat I ndiqni në videon tonë në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!