Prej nëntorit të 2022, chatbot i AI ChatGPT i ka mundësuar kujtdo që ka akses në internet të gjenerojë çdo gjë në formë të shkruar, të krijojë ese ose dhe kode të ndërlikuara, memorandume të përmbledhura ose poezi. ChatGPT mund të kryejë detyra komplekse dhe të punojë si një mjet krijues për të prodhuar shpejt përmbajtje efikase.
ChatGPT i OpenAI përmban 570 miliardë fjalë individuale, mund të hartojë letra bindëse motivuese sipas kërkesës ose të sintetizojë disa detaje të karrierës në një CV kompetente. Dëshironi t’i dërgoni një email një menaxheri punësimi? Pyesni chatbot-in, më pas kopjoni dhe ngjisni tekstin e krijuar nga AI direkt në mesazh.
Por menaxherët e punësimit nuk janë të pavëmendshëm, ata e kuptojnë se kandidatët tashmë po mbështeten në AI gjeneruese. Kjo mund të krijojë një ndryshim në aplikimet për punë siç i njohim ne, duke i larguar rekrutuesit nga mënyrat tradicionale të vlerësimit të kandidatëve.
Jo të gjithë rekrutuesit raportojnë përdorimin e AI gjeneruese si një problem.
Ekspertët thonë se proceset standarde të punësimit mund të ndryshojnë si rezultat.
Për shembull, meqenëse AI gjeneruese mund të krijojë prezantime para intervistës, punëdhënësit mund të paraqesin vlerësime më të vështira si përgjigje. “Detyra është të testojmë dhe vlerësojmë atë që makinat nuk mund të bëjnë,” thotë Miller. “Ndërsa AI gjeneruese mund të rregullojë të dhënat në një mënyrë interesante, ajo nuk është veçanërisht krijuese pasi paraqet gjëra që tashmë ekzistojnë. Pra, kjo ul mundësinë për të kuptuar aftësitë e kandidatëve dhe aftësinë e tyre krijuese dhe kritikuese.”
Por disa rekrutues nuk e kanë aspak problem, dhe po përqafojnë mundësitë që AI iu sjell. Për shembull disa korporata të mëdha po përdorin AI, në procesin e rekrutimit për të testuar cilësitë e punëkërkuesve përmes vlerësimeve të aftësive dhe personalitetit. Ata po përdorin pyetje të gjeneruara nga AI për të mësuar më shumë për personalitetet e tyre dhe aftësitë e tyre krijuese.
Këto lloj platformash në zhvillim u japin rekrutuesve më shumë të dhëna për kandidatët. Ky mund të jetë vetëm fillimi i ndryshimeve të mëdha që do të vijnë. /abcnews.al