Pemët, shtyllat apo fasadat e ndryshme, prej kohësh përdoren për të vendosur njoftime të ndryshme në kryeqytet. Fenomeni sjell shqetësim për qytetarët që thonë se kryeqyteti duhet të ketë kënde të caktuara për të interesuarit.
Kjo është një panoramë që ndeshim vend e pavend në përditshmërinë tonë në kryeqytet
Lajmërimet dhe njoftimet e ndryshme i gjejmë nëpër pemë, shtylla apo dhe fasada të ndërtesave, qofshin ato te reja apo të vjetra.
Të pyetur nga ABC News qytetarët shprehen se vendosja e këtyre njoftimeve kudo, ngjan shumë shëmtuar e përbën edhe ndotje, ndaj ata shprehen se duhet të ketë kënde të caktuara për diçka të tillë
Prej zgjedhjeve të fundit pati një dakordësi mes aktorëve politikë, për të shmangur vendosjen e posterave e njoftimeve elektorale nëpër qytet, por duket se ky rregull nuk vlen për qytetarët e ndryshëm, ndërsa këto veprime përbëjnë kundravajtje administrative. /ABC news Albania 24/7