“Si i morët biletat, me të futur”, Braçe thumbon FSHF-në

schedule12:29 - 3 Nëntor, 2019

schedule 12:29 - 3 Nëntor, 2019

“Futbolli nuk është për hallexhinj”, e thënë nga Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv, në emisionin Pressing në ABC News është bërë “hit”. Tifozët u acaruan me diçka të tillë dhe Tifozët Kuqezi kërkuan edhe një reagim të FSHF-së, që nuk erdhi në asnjë moment.

Së fundmi është krijuar një tjetër problematikë, pas vendimit të FSHF-së që tifozët për të blerë biletat e ndeshjes me Francën janë të detyruar të blejnë edhe për sfidën me Andorrën. Reagimet kanë qenë të shumta, nga tifozët dhe nga mediat.

Një qëndrim e ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, një nga kritikuesit më të mëdhenj të FSHF-së nga bota e politikës.  “A i bletë biletat për Francën? Me të futur, apo si? Mos e harroni, për Ata futbolli s’është për hallexhinj. /abcnews.al

Postimi i Erion Braçes në rrjetet sociale

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!