“Si guxon”, grekët zbardhin përplasjen në Turqi: Mitsotakis i dha urdhër të prerë Dendiasit

schedule00:01 - 16 Prill, 2021

schedule 00:01 - 16 Prill, 2021

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias vizitoi Turqinë ndërsa pas takimit me Presidentin Erdogan, gjatë konferencës me homologun Mevlüt Çavuşolulu nuk munduan tensionet. Por mediat greke kanë zbardhur prapaskenat. Shtypi grek shkruan se Nikos Dendias kishte një urdhër të qartë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis për t’iu përgjigjur në përputhje me rrethanat deklaratave provokuese të Turqisë.

Përveç kësaj, burime diplomatike, duke komentuar “ping pongun” e deklaratave të Dendias-Çavuşolulu, thanë: “Kur flasim ndërkombëtarisht dhe kjo përfshin turqit, ne promovojmë pozicionet tona dhe të drejtat tona. Të cilat dihen. Dhe ato bazohen në legjitimitetin ndërkombëtar.

Këto janë pozicionet tona. Dhe këto janë pozicionet e tyre. Ne kemi një qasje të ndryshme me Turqinë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. E jona bazohet në vlerat evropiane. Dhe në të Drejtën Ndërkombëtare. Pala greke theksoi axhendën pozitive, prandaj propozoi bashkëpunim në fushën ekonomike. Ne gjithmonë vijmë me ndershmëri dhe humor të mirë.

Por ne do të mbrojmë pozicionet tona. Ministri i Jashtëm është në konsultim të plotë me Kryeministrin. Ata patën një bisedë të gjerë dje dhe sot, pas takimit me Tajip Erdogan dhe para takimit me Mevlüt Çavuşolulu. Dhe Ministri i Jashtëm kishte një urdhër të qartë, nëse provokohej, të përgjigjej në përputhje me rrethanat” zyrtari grek.

Por cfarë ndodhi?

Atmosfera nisi e përzemërt në një paraqitje mediatike pas takimeve, u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

“Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje (lexo ketu). db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!