Kreu i PAA-së Agron Duka nuk i kurseu batutat në “Log.” ndaj vendimit të maxhorancës për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Duke e cilësuar veten “gjysmë-doktor” Duka tha se s’ka kuptim që vetëm parlamenti të ruhet nga koronavirusi, ndërkohë që stadiumet, autobusët, teatrot, etj., janë plotë.
“Unë nuk jam më për bojkot të Kuvendit. Por, si gjysmë doktori që jam, agronom dmth, nuk i ruhesh dot kësaj sëmundjeje. Po që për të të kapur do të të kapë. Çështja është që të mos të mbushen spitalet në mënyrë të papërballueshme. Ne jemi nga 60-70 vjeç, nuk dimë nga këto online. Duam të jemi e të debatojmë live aty përballë”, tha Duka. /abcnews.al