Përkthyesi Ilir Baçi në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për librin “Trupi, udhërrëfyes për përdoruesit”.
Një libër që siç tha ai, ka tregime të jashtëzakonshme për zemrën, mushkëritë, gjenitalet, si edhe këshilla mbi zemërimin dhe jetën. Të gjitha këto këshilla, tha Baçi jepen mbi stilin e pashoq të Bill Bryson.
“Ky libër tregon edhe shumë gjëra që janë pak të njohura dhe të vlerësuara që i kryen trupi”, tha ai.
Përkthyesi shpjegoi se Bill Bryson i hyn një rrugëtimi për të zbuluar se si funksionin trupi i njeriut dhe se çfarë po ndodh brenda tij.
“Mënyra se si ta paraqet një argument të ndryshon komplet perspektivën. Nuk ndodhet as aty ku vëmë dorën e djathtë gjatë çasteve patriotike; ndodhet më në qendër të kraharorit. Gjëja më e çuditshme është se e konsiderojmë si qendrën emocionale të ekzistencës sonë, por zemrës nuk i intereson fare mirëqenia jonë emocionale”, tha ai.
/abcnews.al/