Si është gjendja e Janullatosit? Kisha Ortodokse bën njoftimin e rëndësishëm

schedule17:58 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 12 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u transportua dje në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore, pasi është i infektuar me koronavirus.

E ndërsa mediat greke shkruan se gjendja e tij është kritike, Kisha Ortodokse “Shën Theodhori” thotë se gjithçka është nën kontroll. Më tej, kisha thotë se Anastas po trajtohet në një shtrat të Njësisë së Kujdesit Intensiv.

“E qëndrueshme dhe nën kontroll”, gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit. Njoftimi i parë nga spitali “Evangelismos”, rreth shëndetit të Kryepeshkopit Anastas. Primati i Kishës së Shqipërisë po trajtohet në një shtrat të Njësisë së Kujdesit Intensiv, sipas njoftimit të parë mjekësor nga spitali “Evangelismos”.

Kryepeshkopi Anastas, “paraqet simptoma të lehta në sistemin e frymëmarrjes dhe temperaturë të ulët” vazhdon njoftimi ndërsa theksohet gjithashtu se “gjendja e tij karakterizohet si e qëndrueshme dhe aktualisht nën kontroll” thotë Kisha./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!