Si e kurdisen atentatin autorët në Lushnje, viktima pinte vazhdimisht kafe buzë rrugës, nuk ruhej

schedule12:52 - 24 Gusht, 2021

schedule 12:52 - 24 Gusht, 2021

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit 34-vjeçarit, Bledar Muça. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se viktima u vra me të paktën 3 plumba, ndërsa ndaj tij janë qëlluar me breshëri automatik 21 plumba.

Nga të shtënat u plagosën edhe 5 persona të tjerë, mes tyre dhe kunati i viktimës. Ndërkohë raportohet se viktima nuk ruhej ndonjë ngjarje të mundshme. Burimet për ABC mësojnë se në tavolinën ku u qëllua për vdekje, pinte vazhdimisht kafe. Kjo tavolinë ishte e pozicionuar në buzë të rrugës kryesore pranë lokalit të tij “Bar Pedonale” në Lushnje. Kjo lë të kuptohet se autorët i kanë ditur dhe kanë vëzhguar lëvizjet e viktimës.

Pak minuta pas ngjarjes një makinë tip Golf 5 u gjet e djegur në fshatin Thanasaj, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!